Reali po fiton, Barcelona po humb

  • 16 July 2020 - 22:29
 Reali po fiton, Barcelona po humb

Janë mbyllur pjesët e para në “Alfredo Di Stefano” dhe “Camp Nou”. Reali po fiton dhe titulli është 45 minuta larg, në anën tjetër Barcelona po mposhtet nga Osasuna.

Pas 45 minutave lojë në “Alfredo Di Stefano” Real Madridi është duke e mposhtur 1-0 Villarrealin.

Nëse rezultati mbetet i tillë, Zinedine Zidane me të besuarit e tij do të shpallen kampion për sezonin 2019/20.

Golin e vetëm deri më tani në këtë ndeshje e ka shënuar Karim Benzema.

Në ndeshjen tjetër, Barcelona po humb 0-1 në Camp Nou nga Osasuna.

Jose ka shënuar për mysafirët në minutën e 15’.

Me rezultatin e tanishëm, pas 45 minutave të pjesës së parë, Reali ka shkuar në kuotën e 86 pikëve dhe do të shpallet kampion i Spanjës, ndërsa Barcelona ka mbetur në kuotën e 79 pikëve.

(Kosova Sot Online)