Real Madrid shpallet kampion për sezonin 2019/20

  • E.K /
  • 16 July 2020 - 23:09
 Real Madrid shpallet kampion për sezonin 2019/20

Real Madridi është kampion i Spanjës për sezonin 2019/20

Edhe matematikisht, pas tri sezonesh, Real Madridi është rikthyer të mbretërojë në Spanjë.

Los Blancos, duke mos u varur nga rezultati i kundërshtarit, triumfuan 2-1 në “Alfredo di Stefano” kundër Villarreal, për t’u shpallur edhe matematikisht kampion të La Ligës për sezonin 2019/20.

Karim Benzema i realizoi dy gola në këtë takim, derisa për mysafirët shënoi Iborra.

Reali kthehet të mbretërojë në Spanjë pas tre vitesh, për herë të fundit kishte fituar po ashtu me Zinedine ZIdanen në stol, në vitin 2017.

(Kosova Sot Online)