Kroos: Jam vërtetë i lumtur që arritëm objektivin, titull i merituar i Real Madridit

  • S.A /
  • 17 July 2020 - 08:24
Kroos: Jam vërtetë i lumtur që arritëm objektivin, titull i merituar i Real Madridit

Ylli gjerman i Real Madridit, Toni Kroos ka thënë se titulli i tyre i fituar këtë sezon në La Liga është i merituar.

Fitorja e Mbretërve ndaj Villarrealit dhe humbja e Barcelonës ndaj Osasunas konfirmoi Realin si kampion i këtij sezoni në La Liga.

Kjo ishte hera e 34-të në histori që Los Blancos fitojnë titullin në Spanjë dhe sipas Kross, ky titulli ishte i merituar.

“Jemi vërtet të lumtur. Fitimi i La Ligas ishte objektivi në fillim të sezonit. Ne nuk e kishim bërë atë për tre sezone dhe kjo ishte diçka që na shqetësoi”, ka thënë fillimisht Kross pas ndeshjes ndaj Villarrealit.

“Ndjeva se të gjithë donim të fitonim La Ligan dhe kjo është ajo që pamë në të gjitha ndeshjet tona. Ne jo gjithmonë kemi performuar aq mirë, por skuadra bëri shumë përpjekje në avantazh dhe pranoi disa gola dhe kjo sepse kemi punuar të gjithë. Kemi merituar për të fituar këtë titull të La Ligës”.“Para mbylljes, ne fituam El Clasico, dhe më pas humbëm kundër Betisit dhe ishim dy pikë pas Barcelonës. Por, ne i thamë vetes sonë që kemi 11 ndeshje për të luajtur dhe se kemi 11 finale të kupës para nesh”.

“Ne fituam shumë ndeshje 1-0, por forca jonë kryesore ishte të dëshironim të jepnim të gjitha në fushë për të siguruar këtë titull të La Ligës”.

“Ne me të vërtetë jemi përmirësuar në mbrojtje në ndeshjet e fundit, kemi pranuar shumë pak gola. Nëse mbroni me gjashtë ose shtatë lojtarë, ju pranoni më shumë. Kjo ishte forca jonë sepse ne e dinim se mund të ndihmonim nga lart”, përfundoi ylli gjerman.

(Kosova Sot Online )