Bale, në siklet gjatë festimeve të Real Madridit

  • S.A /
  • 17 July 2020 - 08:57
Bale, në siklet gjatë festimeve të Real Madridit

Gareth Bale e festoi ditëlindjen e 31-të të enjten duke e shtuar edhe një medalje të artë të La Ligës në koleksionin e tij. Megjithatë, pamjet e publikuara nga festa e Real Madridit tregon se uellsiani nuk ishte edhe aq i përfshirë në festime.

Gareth Bale nuk po gjen dot vend në formacionin e parë të Real Madridit. Uellsiani i ka regjistruar vetëm 100 minuta lojë në këtë sezon të La Ligës që kur është kthyer futbolli pas pauzës tremujore shkaku i përhapjes së koronavirusit.

Katër-herë fituesi i Ligës së Kampionëve nxiti reagime të shumta kur u kap nga kamerat televizive me maskën e vendosur mbi dy, para se të kthehej dhe t’u qeshte bashkëlojtarëve të tij që ishin të ulur në stol gjatë fitores 2:0 kundër Deportivo Alavesit javën e kaluar.

Bale – që ishte sërish në stol në ndeshjen e radhës, kundër Granadas – pastaj i bëri një palë dylbi të rreme me duart e tij. Këto veprime i zemëruan shumë tifozë të Real Madridit, të cilët megjithatë të enjten e festuan titullin e kampionit të La Ligës.

E përderisa lojtarët e tjerë të Real Madridit dhe tifozët nëpër shtëpi e festuan këtë titull me plot gëzim, Bale nuk dukej i përfshirë në festime, teksa qëndronte mënjanë dhe nuk sillej si bashkëlojtarët e tij.

(Kosova Sot Online )