“A je mirë?” – Rashford reagon ndaj festës së çmendur të Ferdinandit

  • S.A /
  • 17 July 2020 - 11:00
“A je mirë?” – Rashford reagon ndaj festës së çmendur të Ferdinandit

Festa e Rio Ferdinand pas dy golave që ia dhanë Manchester Unitedit fitoren kundër Crystal Palace të enjten e la të befasuar golashënuesin Marcus Rashford, i cili shfrytëzoi llogaritë në rrjete sociale për të reaguar ndaj asaj videoje.

Golat e shënuara nga Marcus Rashford dhe Anthony Martial bënë që Manchester Unitedi ta mposhtë Crystal Palace-n me rezultat 2:0 të enjten, duke vazhduar kështu garën për top katërshe të Premierligës.

Manchester Unitedi e la në të kaluarën barazimin e së hënës kundër Southamptonit duke i marrë të tri pikët në ndeshjen e së enjtes në Premierligës kundër Crystal Palace.

Djemve të Solskjaer iu nevojit një fitore për ta mbajtur të njëjtin hap me Leicester Cityn dhe Chelsean në garën për top katërshe. Ata e morën këtë fitore me rezultat 2:0 falë golave të shënuara nga Marcus Rashford dhe Anthony Martial.

Këto dy gola e gëzuan jashtëzakonisht shumë legjendën e klubit, Rio Ferdinand, i cili më vonë e shpërndau në llogaritë e tij në rrjete sociale reagimin e tij ndaj golave.

(Kosova Sot Online )