Arthur si Bale, i mërzitur në stolin e Barcelonës

  • S.A /
  • 17 July 2020 - 11:05
Arthur si Bale, i mërzitur në stolin e Barcelonës

Në ndeshjen e tij të fundit në La Liga për Barcelonën në Camp Nou, Arthur Melo u kap nga kamerat televizive teksa gogësinte, gjatë kohës kur skuadra e tij po pësonte disfatë me rezultat 1:0 kundër Osasunas të enjten.

Barcelona e pësoi disfatën e gjashtë të këtij sezoni të La Ligës të enjten në mbrëmje, ndërsa Real Madridi e mori fitoren që i nevojitej për ta siguruar titullin e parë të La Ligës që nga sezoni 2016/17.

Djemtë e Quique Setien pësuan disfatë me rezultat 2:1 kundër Osasunës në Camp Nou, falë golave të shënuar Jose Arnaiz dhe Roberto Torres, të cilat e zhvleftësuan golin e Messit nga gjuajtja e lirë.

Gjatë pjesës së parë, kur Barcelona po humbte 1:0, Arthur nuk ishte i entuziazmuar nga ndeshja, pasi që dukej i mërzitur në stolin e skuadrës.

Rezultati e lë Barcelonën shtatë pikë prapa Real Madridit, që mposhti me rezultat 2:1 Villarrealin në Santiago Bernabeu për ta siguruar titullin e 34-t në histori të vet si kampion i Spanjës.

Ndërkohë, mesfushori brazilian është pajtuar t’i bashkohet Juventusit në shkëmbim për Miralem Pjanicin  dhe do të transferohet atje sapo të përfundojë edhe rrugëtimi i Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online )