De Bruyne mund ta vazhdojë kontratën me Cityn

  • S.A /
  • 17 July 2020 - 16:10
De Bruyne mund ta vazhdojë kontratën me Cityn

Manchester City ia ka ofruar një kontratë të re mesfushorit belg, i cili mund ta vazhdojë eksperiencën në “Etihad”

Kevin De Bruyne është i gatshëm ta nënshkruajë një kontratë të re me Manchester Cityn.

Për këtë siguron mediumi britanik “Metro”.

City e ka bërë gati një ofertë të majme për mesfushorin kreativ.

Sidoqoftë, bisedimet në mes të palëve nuk kanë nisur ende.

Mirëpo, duket se futbollisti belg është i gatshëm ta vazhdojë eksperiencën në “Etihad Stadium”.

De Bruyne ka qenë njëri prej futbollistëve më të mirë në Premierligë në sezonet e fundit.

Pasi Cityt iu mundësua pjesëmarrja në garat evropiane, lojtarët kryesorë pritet të qëndrojnë në ekip.

(Kosova Sot Online )