PSG – Neymar, bisedime për kontratën e re

  • S.A /
  • 17 July 2020 - 16:31
PSG – Neymar, bisedime për kontratën e re

Klubi francez dhe sulmuesi brazilian mund ta vazhdojnë bashkëpunimin edhe për një kohë të gjatë

Neymar mund të luajë edhe për shumë vite në Paris Saint-Germain.

Në fakt, klubi francez i ka nisur bisedimet me sulmuesin brazilian për vazhdimin e kontratës aktuale.

Për këtë siguron mediumi francez “RMC Sport”.

28 vjeçari ka kontratë me kampionin francez deri në vitin 2022.

Barcelona kishte shfaqur interesim për ta rikthyer atë në “Camp Nou”, por duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë as këtë verë.

Barça e kishte shitur lojtarin në vitin 2017 në Paris për 222 milionë euro.

Tash, duket se Neymar është i fokusuar në klubin aktual dhe mund të nënshkruajë kontratë afatgjate.

(Kosova Sot Online )