Fituesi i Kupës së Botës pensionohet në moshën 29-vjeçare: S’më duhen duartrokitjet më

  • S.A /
  • 17 July 2020 - 16:35
Fituesi i Kupës së Botës pensionohet në moshën 29-vjeçare: S’më duhen duartrokitjet më

Sulmuesi gjerman, Andre Schurrle, ka bërë të ditur se i ka dhënë fund karrierës së tij në futboll, e cila thotë se i solli pasuri, por edhe vetmi. Ai tha se e mori këtë vendim pasi që nuk ka më nevojë për duartrokitje.

29-vjeçari, i cili e kaloi sezonin 2019/20 i huazuar në klubin e Premierligës ruse, Spartak Moska, ka vendosur të pensionohet pas disa vështirësive që ka rrëfyer se ia ka sjellë karriera në futboll.Duke folur për gazetën gjermane, Der Spiegel, për vendimin e tij, Schurrle tha se futbolli e kishte bërë atë të pasur, por edhe të vetmuar.

“Këtë vendim e kam menduar që një kohë të gjatë. Momentet e këqija po përkeqësoheshin, ndërsa ato të mirat po pakoheshin. Nuk kam më nevojë të duartrokitem”, tha Schurrle.

“Ti gjithmonë duhet ta luash një rol të caktuar për të mbijetuar në këtë biznes, përndryshe e humb punën dhe s’mund të gjesh tjetër.

Fituesi i Kupës së Botës i kishte bërë 207 paraqitje në Bundesligë gjatë karrierës me Mainz, Bayer Leverkusen, Wolfsburg dhe Borussia Dortmundin. Ai i fitoi dy Kupa të Gjermanisë, ndërsa e fitoi edhe Premierligën me Chelsean.

Megjithatë, ai mbahet mend më së shumti për harkimin me të cilën e kishte asistuar golin e fitores të Gjermanisë, të shënuar nga Mario Gotze, në finalen e Kupës së Botës 2014 kundër Argjentinës.

(Kosova Sot Online )