Dzeko vendos për të ardhmen

  • S.A /
  • 17 July 2020 - 16:44
Dzeko vendos për të ardhmen

Sulmuesi boshnjak do të largohet nga Roma dhe është duke e kërkuar një eksperiencë të re. Ai mund t’i bashkohet Interit ose Juves në sezonin e ardhshëm

Edin Dzeko pritet të largohet nga Roma në fund të këtij sezoni.

Kështu shkruan e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”.Edhe pse e vazhdoi kontratën për dy vjet sezonin e kaluar, moskualifikimi i “Giallorossi” në Ligën e Kampionëve i vështirësoi punët.

Klubi nuk ka para për t’ia paguar rrogën sulmuesit boshnjak pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Andaj, ish-futbollisti i Wolfsburgut dhe Manchester Cityt mund të largohet nga kryeqyteti italian këtë verë.

Interesim për 34 vjeçarin kanë shfaqur klubet tjera italiane, Inter dhe Juventus.

(Kosova Sot Online )