“Setien do të shkarkohet, Garcia do ta drejtojë Barcelonën në Champions”

  • S.A /
  • 17 July 2020 - 17:10
“Setien do të shkarkohet, Garcia do ta drejtojë Barcelonën në Champions”

Një ditë pas triumfit të Real Madridit në La Liga, Barcelona po mendon të bëjë menjëherë ndryshime.

Katalunasit kanë edhe një shans që të shpëtojnë këtë sezon, Ligën e Kampionëve dhe me Setiene në stol nuk duket të jetë e mundur.

Sipas ‘El Chiringuito de Jugones’, Josep Maria Bartomeu ia ka komunikuar lajmin Setienit se do t’i ndajnë rrugët para ndeshjeve të Champions League, pas takimit të tyre urgjent në mëngjesin e së premtes.

Bartomeu raportohet se e do në stol për ndeshjen e Champions League kundër Napolit trajnerin e Barcelonës B, García Pimienta.

(Kosova Sot Online )