Perez: “Mbappe duhet të presë!”

  • E.K /
  • 17 July 2020 - 18:59
 Perez: “Mbappe duhet të presë!”

Florentino Perez ndihet krenar për Realin e tij.

Presidenti i “Los Blancos”, i mallëngjyer nga arritja e skuadrës së drejtuar nga Zinedine Zidane, bëri disa konfirmime të rëndësishme sa i përket të ardhmes.

Ai konfirmoi se Reali s’do të bëjë blerje të mëdha këtë verë, kjo për shkak të pandemisë së koronavirusit, që ka prekur edhe klubet dhe sipas Perez, nuk është koha për të shpenzuar shifra marramendëse si ndër vite.

Kur u pyet në veçanti për Kylian Mbappen, që ka qenë objektiv i Los Blancos viteve të fundit, ai u përgjigj: “Ai mund të presë”.

Reali edhe matematikisht të enjten mbrëma fitoi titullin e 34 të La Ligës në histori të klubit.

(Kosova Sot Online)