“Ramos do ta mbyllë karrierën në Madrid”

  • E.K /
  • 17 July 2020 - 21:08
 “Ramos do ta mbyllë karrierën në Madrid”

Sergio Ramos do t’i varë atletet duke luajtur në fushë me fanellën e Real Madridit.

Këtë e ka konfirmuar numri një i Los Blancos, Florentino Perez, pas triumfit në La Liga.

Ramos ka vetëm edhe një vit kontratë me Realin, por dëshira e tij dhe e klubit është që ai të vazhdojë ta veshë fanellën e Madridit edhe për disa sezone, para se t’i japë fund karrierës si futbollist, dhe këtë synimi është ta bëjë në “Santiago Bernabeu”.

“Ramos do ta përfundojë karrierën te Real Madridi”, u shpreh Perez.

“Ai ka folur për këtë dhe nuk do të ndryshojë mendje, të gjithë jemi të qetë”.

“Sergio është më shumë se një kapiten. Ai e ka udhëhequr ekipin në mënyrë të jashtëzakonshme”.

Perez foli edhe për ndikimin e Zinedine Zidane, që pas disa muajsh pas rikthimit, riktheu edhe Realin në maje, duke fituar Superkupën e Spanjës dhe La Ligën.

“Ai fiton një trofe në çdo 19 ndeshje. Është një dhuratë nga zoti. Jam shumë krenar për futbollistët dhe trajnerin”.

(Kosova Sot Online)