Modric: “Kemi kapacitete për ta përmbysur Manchester Cityn”

  • E.K /
  • 17 July 2020 - 22:20
 Modric: “Kemi kapacitete për ta përmbysur Manchester Cityn”

Koha është që Reali të mendojë për Manchester Cityn.

Të paktën kështu mendon Luka Modric, pasi Reali matematikisht kreu punën në Spanjë, duke fituar La Ligën për sezonin 2019.20, titulli i 34 në histori të klubit.

Reali tani do të fokusohet në Champions, te ndeshja me Manchester Cityn.

Në takimin e parë, të besuarit e Zinedine Zidane humbën 1-2 në Santiago Bernabeu, por, Luka Modric beson se Madridi ka kapacitete për të përmbysur gjithçka dhe për të kaluar në fazën tjetër të Champions League.

“Do të jetë ndeshje e komplikuar kundër Manchester City, pasi rezultati është negativ. Por, në ndeshjen në shtëpi bëmë paraqitje të mirë. Kemi mjaftueshëm kapacitete për të përmbysur rezultatin”, u shpreh Luka.

“Tani duhet të pushojmë dhe të përgatisim mirë atë ndeshje, që do të jetë e vështirë. Jemi gati dhe të përgatitur”.

(Kosova Sot Online)