“Kam një ndjesi të keqe se Napoli do ta eliminojë Barcelonën”

  • E.K /
  • 17 July 2020 - 22:53
 “Kam një ndjesi të keqe se Napoli do ta eliminojë Barcelonën”

Rivaldo është i shqetësuar për situatën në Barcelonë.

Ai frikësohet se ish-klubi i tij i zemrës mund të eliminohet edhe nga Champions League nga Napoli, pasi humbi La Ligën, të cilën e pati në dorë pasi ishte lider pas kthimit pas pandemisë.

Ndeshja e parë mes Napolit dhe Barcelonës është mbyllur 1-1, derisa ajo e kthimit do të zhvillohet në javën e parë të gushtit.

“Është një rrezik real, Barcelona mund të eliminohet nga Napoli. Si tifoz dhe ish-lojtar blaugrana, jam me të vërtetë i shqetësuar për këtë sfidë dhe besoj se pjesa më e madhe e tifozëve ndan me mua këtë ndjesi të keqe”.

Ai foli edhe në lidhje me Lautaro Martinez.

Rivaldo ka këshilluar Barcelonën që sa më parë të ndërtojë skuadrën, sa janë këtu Suarez dhe Messi pasi në të kundërtën, gjërat do të përkeqësohen edhe më sumë.

“Messi dhe Suarez mund të luajnë në një nivel të lartë edhe për pak kohë, kjo do t’i japë një mundësi klubit të kërkojë me qetësi disa alternativa në sulm. Mendoj se është e drejtë të fillojnë të mendojnë për të blerë, nëse është e mundur, një lojtar të ri siç duket se po ndodh për Lautaron”.

(Kosova Sot Online)