David Silva e lë prapa Steven Gerrardin

  • E.K /
  • 18 July 2020 - 13:16
 David Silva e lë prapa Steven Gerrardin

Tjetër arritje për David Silvan në Premierligë.

Para se t’i thotë lamtumirë Premierligës, pasi në fund të sezonit ka shumë gjasa që David Silva të largohet nga Manchester City, ai ka shkruar emrin e tij sërish në librat e historisë së Premier League.

Silva ka arritur që ta kalojë legjendën e Liverpoolit, Steven Gerrard, sa i përket asistuesve më të mirë në histori të Premierligës.

Ai tani ka dhuruar 93 asiste për gol, një më shumë se Gerrard dhe renditet i gjashti në listën prej 10 asistuesve më të mirë në histori të Premierligës.

Natyrisht, legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, është mbreti në këtë aspekt, me 162 asiste që vështirë se do të thyer nga ndonjë futbollist në një të ardhme të afërt.

Se skuadra e Pep Guardiolës është e frikshme e tregon edhe një tjetër arritje.

Për sezonin e tretë më radhë, të paktën dy futbollistë të Man City dhurojnë 10 e më shumë asiste në një sezon, transmeton Gazeta Express.

2017/18:
ë De Bruyne (16)
ë Sané (15)
ë David Silva (11)
ë Sterling (11)

2018/19:
ë Sané (10)
ë Sterling (10)

2019/20:
ë De Bruyne (18)
ë David Silva (10)

(Kosova Sot Online)