Solskajer i kundërpërgjigjet Lampardit që tha se VAR-i po e favorizon Man Unitedin

  • E.K /
  • 18 July 2020 - 14:40
 Solskajer i kundërpërgjigjet Lampardit që tha se VAR-i po e favorizon Man Unitedin

“VAR po e favorizon Manchester Unitedin”, këto ishin fjalët e Frank Lampard gjatë ditës së premte.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i trajnerit të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.

“Mund të qëndroj i ulur këtu për katër orë dhe të flasim për këtë. Duket se njerëzit duan të ndikojnë tek kushdo që merr vendimet. Dëgjoj njerëz që flasin për fat, se kemi qenë më me fat sesa pa fat”.

“Nëse i shikoni vendimet faktike, unë nuk dua të tingëllojë si një menaxher i caktuar që flet për fakte, por nëse jeni pozitë jashtë loje, jeni pozitë jashtë loje. Është e qartë se duke folur për fat, penalltia që u dha kundër nesh në ndeshjen me Tottenham në minutën e fundit na u morën disa pikë, na kushtoi dy pikë”.

Ai gjithashtu më pas përmendi edhe shumë e shumë vendime të tjera, duke i treguar Lampardit se me ose pa fat, kur nëj gjë është për t’u ndëshkuar, duhet ndëshkuar.

(Kosova Sot Online)