Mesazhi i Zidanit për Guardiolën dhe Manchester Cityn

  • E.K /
  • 18 July 2020 - 16:00
 Mesazhi i Zidanit për Guardiolën dhe Manchester Cityn

90 minuta të zjarrta në ‘Etihad Stadium’, Zinedine Zidane premton se të tijtë do të japin gjithçka nga vetja për t’i ndryshuar gjërat në Champions League.

Real Madridi e humbi sfidën e parë në Santiago Bernabeu me rezultatin 2-1 dhe shpreson që pas triumfit në La Liga, futbollistët do të kenë një motivim ekstra për të bërë ndeshjen e sezonit dhe për të kaluar tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e kthimit mes Man City dhe Real Madridit do të zhvillohet me 7 gusht.

“E dimë se do të kemi një ndeshje të vështirë, siç ka qenë në ndeshjen e parë, do të jetë edhe në atë të dytën. Çfarë do të ndodhë nuk e di askush, por të jeni të sigurt se ne do të luftojmë deri në minutën e fundit në atë ndeshje”, u shpreh Zidane.

(Kosova Sot Online)