Bielsa merr një telefonatë speciale pasi e ktheu Leedsin në Premierligë pas 16 vitesh

  • G.G /
  • 18 July 2020 - 16:08
Bielsa merr një telefonatë speciale pasi e ktheu Leedsin në Premierligë pas 16 vitesh

Leeds United është kthyer në Premier League pas 16 vitesh.

“Loco” Bielsa e ka kthyer klubin mes të mëdhenjve duke i dhuruar tifozëve një gëzim të madh në një periudhë shumë të komplikuar.

Leeds e ka tuar Championship me 5 pikë avantazh ndaj West Brom dhe trajneri argjentinas ka marrë telefonatën e një tifozi special.

Nikolaj Coster-Waldau, i famshëm për rolin e tij në “Game of Thrones”, ka dashur t’i dërgojë mesazh trajnerit nëpërmjet një telefonate personale të shtirur shumë mallëngjyese.

Këto kanë qenë fjalët e tij: “Jam i sigurt se duhet të jesh shumë i zënë tani, por dua të të them se tifozët e Leeds të duan. Nga kjo natë je i pavdekshëm”.

“Ka kaluar një përjetësi nga hera e fundit që kemi luajtur në Premier: vajza ime ishte 3 vjeçe, tani mund t’i japë makinës dhe të votojë. Kanë qenë 16 vite vuajtje”.

“Ke formuar dhe stërvitur skuadrën më të mirë të kampionatit. Dua që t’i ta dëgjosh këtë mesazh: të duam më shumë nga sa mund të imagjinosh”.

(Kosova Sot Online)