Barcelona vetëm me 16 futbollistë për ndeshjen e fundit në La Liga

  • G.G /
  • 18 July 2020 - 16:12
Barcelona vetëm me 16 futbollistë për ndeshjen e fundit në La Liga

Barcelona do të luajë sfidën e fundit në udhëtim te Alaves me 16 futbollistë, 11 do të jenë në fushë dhe vetëm 5 në stol.

Lëndime, suspendime – Barcelona udhëton te Alaves vetëm me 16 futbollistë.

Arthur Melo i është shtuar listës së dëmtimeve, e konfirmoi edhe Quique Setien se ka probleme me kyçin e këmbës, derisa Sergio Busquets dhe Arturo Vidal janë të suspenduar.

Kjo ka bërë që Setien të ftojë vetëm 16 lojtarë për sfidën e fundit për sezonin 2019/20, por ndoshta edhe për vet trajnerin në stolin e Barcelonës, pasi raportohet se do të shkarkohet.

Për Barcelonën do të shërbejë kjo ndeshje vetëm për statistika, derisa për Lionel Messin, në aspektin personal, është e rëndësishme pasi ka prapa Karim Benzeman në garën për Pichichin në Spanjë, çmimin e golashënuesit më të mirë në La Liga.

Messi aktualisht ka shënuar 23 gola, dy më shumë se Benzema me 21 finalizime. 

(Kosova Sot Online)