Atdhe Nuhiu i jashtëzakonshëm, hyn në lojë nga stoli dhe shënon dy gola

  • G.G /
  • 18 July 2020 - 21:16
Atdhe Nuhiu i jashtëzakonshëm, hyn në lojë nga stoli dhe shënon dy gola

Atdhe Nuhiu shkëlqeu për Sheffield Wednesday në disfatën 4:2 kundër Fulhamit në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli. Ai hyri në lojë në pjesën e dytë dhe i shfrytëzoi 45 minutat lojë për t’i shënuar dy gola, por s’arriti ta kompensojë dëmin e bërë nga skuadra e tij në pjesën e parë.

Xhiroja e 45-të e Championshipit e dërgoi Sheffield Wednesday në vizitë te Fulham. Pjesa e parë përfundoi me epërsi me rezultat 3:0 për Fulhamit, falë dy golave të Aleksander Mitrovicit dhe Neeskends Kebanos.

Në minutën e 46-të të ndeshjes, trajneri Garry Monk vendosi të inkuadrojë në lojë kosovarin Atdhe Nuhiu, në tentim për ta përmbysur rezultatin e ndeshjes – qëllim ky të cilin për pak se nuk e realizoi, pas ndihmës nga sulmuesi i Kosovës.

Nuhiu e shënoi golin e tij të parë vetëm tre minuta pas inkuadrimit në lojë, në minutën e 49-të të ndeshjes, duke shënuar nga pika e penalltisë.

Ndërsa, golin e tij të dytë e shënoi në minutën e 89-të, të asistuar nga Jacob Murphy, i cili e kishte shënuar golin tjetër të Sheffieldit në këtë ndeshje.

Megjithatë, dy golat e Nuhiut dhe ai i Murphyt s’e shpëtuan Sheffieldin nga disfata me rezultat 4:3, shkaku i dëmit të pësuar nga pjesa e parë, kur Nuhiu s’kishte qenë në lojë. 

(Kosova Sot Online)