Guardiola pas humbjes kundër Arsenalit: Edhe ne jemi njerëz

  • A.P /
  • 19 July 2020 - 08:49
Guardiola pas humbjes kundër Arsenalit: Edhe ne jemi njerëz

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, e ka pranuar se skuadra e tij nuk luajti mirë në humbjen 2:0 kundër Arsenalit në gjysmëfinale të FA Cup të shtunën, duke thënë se kur nuk luan mirë 90 minuta ndëshkohesh.

City është fitues aktual i këtij trofe u vlerësohej favorit i dukshëm për të kaluar në finalen e Wembley dhe Guardiola doli në fushë me një skuadër të fuqishme kundër ish-studentit të vet, Mikel Artetës.

Por Arsenali e bëri një tjetër paraqitje mbresëlënëse pas fitores mahnitëse kundër kampionit të Premierligës, Liverpool, në mesjavë, duke e eliminuar Cityn me rezultat 2:0 falë golave të shënuara nga Pierre-Emerick Aubameyang.

Guardiola nuk ishte në disponim për arsyetime, duke e pranuar se paraqitja e skuadrës së tij nuk ishte mjaftueshëm e mirë për të fituar.

“Ne nuk luajtëm mirë, nuk ishim të gatshëm. Nëse nuk luan mirë për 90 minuta në një ndeshje gjysmëfinale, kjo ndodh”, tha Guardiola pas ndeshjes.

“Ne nuk luajtëm mirë, jemi njerëz. Kundërshtari luajti mirë, kjo ndodh nganjëherë”, shtoi ai.


(Kosova Sot Online)