Solskjaer e pranon se përzgjedhja ekipore s’i funksionoi në humbjen kundër Chelseat

  • S.A /
  • 20 July 2020 - 10:42
Solskjaer e pranon se përzgjedhja ekipore s’i funksionoi në humbjen kundër Chelseat

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, e ka pranuar se përzgjedhja e ekipit të tij kundër Chelseat nuk funksionoi, pasi pushimi i lojtarëve kryesorë në këtë ndeshje i kushtoi me humbje.

Portieri David de Gea i bëri dy gabime duke i ndihmuar Chelseat ta mposhtë 3:1 Manchester Unitedin dhe t’ia ndërpresë ecurinë prej 19 ndeshjeve pa humbje, njëkohësisht, të dielën në Wembley. Chelsea i bashkohet Arsenalit në finale të FA Cup.

Solskjaer e nisi ndeshjen me Paul Pogban, Anthony Martial dhe Mason Greenwood në stol, si dhe luajti me tre mbrojtës në vijën e fundit. Një ndryshim i dukshëm nga ndeshjet e mëparshme.

“Ne e zgjodhëm një ekip i cili do të na jepte mundësinë më të mirë për të kaluar në finale të kupës dhe të ishim të gatshëm për të mërkurën. Nuk funksionoi sot”, tha Solskjaer.

(Kosova Sot Online )