Liverpooli ende i motivuar për të fituar më shumë trofe, thotë ylli i të kuqve

  • A.P /
  • 20 July 2020 - 11:50
Liverpooli ende i motivuar për të fituar më shumë trofe, thotë ylli i të kuqve

Andrew Robertson këmbëngul se Liverpooli është ende i motivuar për të vazhduar të fitojë trofe, pas triumfit në Premierligë.

Liverpooli i shpall kampion i Anglisë më 25 qershor, për herë të parë në 30 vjet. Të kuqtë u kurorëzuan shtatë javë para përfundimit të sezonit.

Djelmoshat e Jurgen Klopp vendosen standarde të reja të shkëlqimit, para se pandemia koronavirus ta ndërpriste futbollin në mars, duke i fituar 27 prej 29 ndeshjeve të para.

Liverpooli ka lëshuar pikë në tri prej pesë ndeshjeve që prej se është shpallur kampion dhe kjo ka bërë që të këtë zëra se uria e kësaj skuadre për trofe ka humbur pas fitimit të ligës.

Megjithatë, Robertson këmbëngul se askush në skuadrën aktuale nuk është i ngopur dhe se vazhdimi i suksesit është synimi kryesor i Liverpoolit.

“Ne nuk duam të mjaftojë më kaq. Ne duam që ndjesia e fitimit të trofeve të jetë e vazhdueshme. Prandaj pasi e fituam Ligën e Kampionëve ne ishim të motivuar për ta fituar edhe Premierligë”, tha Robertson.

“Motivin nuk do ta humbasim për t’i fituar të gjithë trofetë sezonin e ardhshëm. Motivi jonë për të fituar trofe për këtë klub nuk do të shuhet kurrë”, shtoi ai. 


(Kosova Sot Online)