City e Arsenali luajnë sa për prestigj sonte

  • E.K /
  • 21 July 2020 - 16:16
 City e Arsenali luajnë sa për prestigj sonte

“Citizens” dhe “Gunners” do t’i zhvillojnë sonte ndeshjet e parafundit sezonale në Premierligën angleze

Manchester City dhe Arsenali do të luajnë sonte sa për prestigj, në kuadër të xhiros së 37-të të Premierligës.

“Citizens” do të përballen me Watfordin në udhëtim, në ndeshjen që fillon në orën 19:00.

Nga ana tjetër, Watfordi ka nevojë për fitore në shtëpi për t’iu ikur tri pozitave të fundit që çojnë në Championship.

Ndërsa, “Gunners” do ta vizitojnë Aston Villën sonte.

Ekipit nga Birminghami po ashtu i duhen pikët për mbijetesë.

Kurse, Granit Xhaka e Shkodran Mustafi me shokë do të luajnë pa ndonjë presion.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 21:15.

(Kosova Sot Online)