McGregor fotografohet me gjimnasten ruse – tifozët e quajnë si thumbim ndaj Khabibit

  • S.A /
  • 21 July 2020 - 17:06
McGregor fotografohet me gjimnasten ruse – tifozët e quajnë si thumbim ndaj Khabibit

Një gjimnaste ruse tejet e bukur ka pushtuar rrjetet sociale së fundmi, derisa është parë përkrah me Conor McGregorit.

Karolina Sevastyanova ishte së bashku me The Notoriuse në një natë festime, ndërsa nuk ka hezituar që të bëjë foto me të.

Gjimnastja 25-vjeçare që jeton në Monako, nuk ka dashur të zbulojë lokacionin se ku janë takuar me irlandezin, mirëpo dyshohet se ky i fundit është për pushime në Francë.

Medalistja e artë ka marrë shumë reagime në foton e publikuar, derisa tifozët e quajtën më shumë si thumbim për Khabib Nurmagomedovin.

Dagestanezi dhe McGregor janë rivalët më të mëdhenj në UFC, që nga përballja e tyre e parë në tetor të vitit 2018.

“Tregoni se Khabibi është më i mirë”, ka shkruar një tifoz në foto. “A është me të vërtetë Conor?”, ishte komenti i një tjetëri. “Mendova se ishte photoshop”. “Një fans që i kërkoi një foto dhe autograf medalistes Olimpike”.

(Kosova Sot Online )