Drita – Drenica: Pa gola pas pjesës së parë

  • E.K /
  • 21 July 2020 - 18:12
 Drita – Drenica: Pa gola pas pjesës së parë

Është mbyllur pa gola pjesa e parë mes Dritës dhe Drenicës në takimin e parafundit mes këtyre dy skuadrave në Ipko Superligë në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, pavarësisht rasteve të shumta të gjilanasve për të shënuar.

Liderja e Superligës Drita nuk ia doli ta gjejë rrjetën e portës së Drenicës, përkundër mundësive të njëpasnjëshme në 45 minutat e parë.

Drita e mbizotëroi Drenicën gjatë kësaj pjesë loje, duke krijuar shumë raste dhe duke e mbajtur topin në këmbë më shumë. Vizitorët, në fakt, nuk patën ndonjë mundësi të mirë shënimi.

Izair Emini ishte afër golit pas vetëm 10 minutave lojë, por portieri Ymeri e mbrojti goditjen e tij, para se Cuculi të gjuante me kokë shumë pranë portës pas një harkimi të bukur nga Xhevdet Shabani kur akrepat shënonin gjysmë ore lojë.

Katër minuta më vonë Shabani e pati një shans të artë nga gjuajtja e lirë, por goditja e tij nga 18 metra shkoi mbi portën e vizitorëve.

Mundësia më e mirë për vendasit erdhi në minutën e 41-të, kur Astrit Fazliu nuk shënoi në portën boshe pas një depërtimi fantastik nga Ajzeraj.

Siç qëndrojnë gjërat, Drita mbetet lidere me 66 pikë, por vetëm dy më shumë se rivali dhe ndjekësi i parë, Gjilani dhe tri më shumë se Ballkanit, të cilat do të ballafaqohen mes vete në xhiron e kësaj jave nesër.

Drenica, ndërkohë, mbetet shkon një pozitë më lartë, në të shtatën me 42 pikë, katër më shumë se zona e rrezikshme për rënie nga liga.

(Kosova Sot Online)