Milani e vazhdon ëndrrën evropiane ndaj Sassuolos në formë, formacionet

  • 21 July 2020 - 21:44
 Milani e vazhdon ëndrrën evropiane ndaj Sassuolos në formë, formacionet

Milani ka udhëtuar drejt Emilias për t’u përballur me një Sassuolo që s’di për humbje në tetë ndeshjet e fundit, në përpjekje për ta zënë një vend në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Sassuolo e pret Milanin në Stadiumin Mapei, në një ndeshje të javës së 35-të që nis në orën 21:45.

Milani është në pozitë të mirë për ta zënë një vend që dërgon në Ligën e Evropës, garën dytësore evropiane për klube, pasi renditet i shtati me pikë të barabarta me Napolin në vendin e gjashtë dhe dy pikë më pak se Roma në vendin e pestë.

Skuadra e Stefano Piolit, e cila edhe vetë është në formë mbresëlënëse, do të ketë punë të vështirë me Sassuolo që nuk di për humbje në tetë ndeshje, e cila gjatë kësaj rruge u nxori pikë Juventusit dhe Lazios.

Sassuolo renditet menjëherë pas Milanit, por me tetë pikë më pak në tabelën e Serie A.

Formacionet zyrtare:

Sassuolo:

Milan:

(Kosova Sot Online)