Renditja tabelare në Superligë, para ndeshjeve të sotshme

  • S.A /
  • 22 July 2020 - 10:23
Renditja tabelare në Superligë, para ndeshjeve të sotshme

Vetëm një ndeshje është zhvilluar nga xhiroja e 32-të e Superligës së Kosovës – ajo mes Dritës dhe Drenicës – ndërsa sot do të zhvillohen edhe pesë të tjera. Por, si qëndrojnë klubet në tabelë para kësaj ndeshjeve.

Xhiroja e parafundit e sezonit 2019/20 në Superligën e Kosovës do të sjellë ndryshime në renditjen tabelare të klubeve, të cilat po luftojnë për titull, dalje në Evropë apo mbijetesë.

Arsenali me rekord negativ, sezoni më i dobët në Premierligë që 25 vjet

Drita e mban aktualisht kreun e ligës, me një ndeshje më shumë të zhvilluar dhe katër pikë më shumë se Gjilani e pesë më shumë se Ballkani. Ndërsa, Trepça ’89 dhe Drenica janë dy klubet që po e bëjnë luftë më të zjarrtë për mbijetesë.

Xhiroja e 32-të e Superligës së Kosovës i sjell pesë ndeshje interesante sot në orën 17:00, megjithatë e gjithë vëmendja do të jetë në Gjilan, ku djemtë e Gentjan Mezanit do ta presin Ballkanin e Ismet Munishit.

Pas fitores së Dritës me rezultat 1:0 të martën, Gjilani dhe Ballkani e duan me patjetër fitoren sot, në mënyrë që ta vazhdojnë luftën për titull. Ballkanit i duhet patjetër fitorja për të mbetur në garë për titull, ndërsa Gjilani i mban gjallë shpresat edhe me një barazim.

Lista e plotë e ndeshjeve të sotshme, të gjitha në orën 17:00:

Gjilani – Ballkani

Prishtina – Flamurtari

Feronikeli – Trepça ‘89

Llapi – Ferizaj

Dukagjini – Vushtrria

Trepça ’89 do të tentojë ta shfrytëzojë disfatën e Drenicës në ndeshjen e djeshme kundër Ditës për të dalë nga zona e rrezikut, gjë të cilën do ta arrinte falë goldallimit më të mirë.

Renditja tabelare në Superligë, para ndeshjeve të sotshme:

Image

Kosova Sot Online )