Liverpool nxjerr në shitje Kariusin, e kërkojnë në Francë

  • A.P /
  • 22 July 2020 - 12:09
Liverpool nxjerr në shitje Kariusin, e kërkojnë në Francë

Portieri gjerman Loris Karius ka mbyllur aventurën në Turqi, ku ishte në huazim dhe është rikthyer te Liverpool, që ka kartonin e lojtarit. Gjithsesi, skuadra kampione e Anglisë do ta largojë portierin gafaxhi dhe e ka nxjerrë atë në shitje.

“Reds” kanë vendosur edhe një çmim për të, 6 milionë stërlina, duke shpresuar që ta sistemojnë një herë e mirë. Për Karius është interesuar skuadra franceze e Montpellier, që duket se është gati ta afrojë në radhët e saj.

Portieri 27-vjeçar ka ende edhe dy vite kontratë me skuadrën e Liverpool, por i është komunikuar se është i lirë të gjejë një ekip tjetër. Edhe Hertha Berlin është interesuar për Karius, por Montpellier duket se po këmbëngul më shumë. 

(Kosova Sot Online)