Ministrja Vlora Dumoshi pret në takim kryetarin e KH Prishtina, Edi Kolgeci

  • A.P /
  • 22 July 2020 - 12:41
Ministrja Vlora Dumoshi pret në takim kryetarin e KH Prishtina, Edi Kolgeci

Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në një takim kryetarin e klubit të hendbollit Prishtina, Edi Kolgeci.

Në takimin miqësor e shumë konstruktiv, ministrja Dumoshi është njoftuar për përmbylljen me sukses të edicionit nga ana e klubit kryeqytetas dhe për planet e këtij klubi për të ardhmen.

Gjithashtu, është diskutuar për punën me të rinjtë, që është prioritet për prishtinasit dhe për paraqitjen e tyre në kupat evropiane.

Ministrja Dumoshi e ka vlerësuar punën që bëhet në klubin prishtinas dhe e ka ofruar përkrahjen e saj për hendbollin dhe sportistët e Kosovës në përgjithësi.

(Kosova Sot Online)