Chelsea do fitore ndaj Liverpoolit për ta siguruar Championsin, “Reds” festojnë sonte

  • A.P /
  • 22 July 2020 - 13:00
Chelsea do fitore ndaj Liverpoolit për ta siguruar Championsin, “Reds” festojnë sonte

“Blues” do t’ju mjaftonin tri pikë kundër kampionit për ta siguruar një vend në Top 4 të Premierligës këtë sezon

Përballja e sontme me Liverpoolin do të jetë mjaft e rëndësishme për Chelsean, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Barcelona identifikon ish-trajnerin e Francës si zëvendësues të Setien

“Blues” me një fitore eventuale në “Anfield Road” do ta siguronin pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.

Aktualisht, ekipi i Frank Lampardit gjendet në vendin e tretë me një pikë më shumë se Leicester City, i cili e ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Andaj, tri pikët eventuale sonte do t’ju mjaftonin Të Kaltërve për ta siguruar një vend në Top 4, një xhiro pa përfunduar sezoni.

Në anën tjetër, për Liverpoolin rezultati nuk ka shumë rëndësi.

Por, kjo do të jetë një natë e madhe për “Reds” pasi sonte do ta ngrenë lart trofeun e Premierligës, pasi e fituan titullin pas 30 vjetësh pritje.

Ndeshja në mes të Liverpoolit e Chelseat do të fillojë në orën 21:15.

Në duelin tjetër, Manchester United po ashtu ka nevojë për fitore për ta rrëmbyer pozitën e katërt pas gabimit të Leicester Cityt.

“Djajtë e Kuq” kanë pikë të njëjta me Leicesterin aktualisht, por një ndeshje më pak të zhvilluar.

Tri pikët i duhen edhe ekipit londinez, i cili po lufton për mbijetesë.

Kjo përballje do të fillojë në orën 19:00. 

(Kosova Sot Online)