Contes s’i intereson vendi i dytë: Është i pari për humbësit

  • S.A /
  • 23 July 2020 - 08:45
Contes s’i intereson vendi i dytë: Është i pari për humbësit

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka insistuar se vendi i dytë në renditjen tabelare është i pari vetëm për humbësit, pasi skuadra e tij zikaltër ra poshtë Atalantas në tabelën e Serisë A.

Interi i Antonio Contes nuk arriti të sigurojë rezultat më të mirë sesa barazimi pa gola në ndeshjen e së mërkurës kundër Fiorentinës. Romelu Lukakus dhe Alexis Sanchezit iu anuluan nga një gol nga shtyllat e portës për Interin, që e humbi mundësinë të ngrihet në tabelë mbi Atalantan, në vendin e dytë, tani që kanë mbetur tri ndeshje deri në fund.

Tani, Interi është një pikë larg Atalantas në formë dhe shtatë pikë prapa liderit Juventusit, përderisa këta të fundit po shkojnë drejt titullit të nëntë radhazi të Serisë A.

“Vendi i dytë është i pakuptimtë në sytë e mi, është thjesht i pari për humbësit. Disave u mjafton kjo, por jo mua. Unë nuk dua që lojtarët e mi të pajtohen me kaq”, ka thënë Conte.

“Ishte një ndeshje e mirë, ne luajtëm me intensitetin e duhur dhe bëmë lëvizje të mira me pasime, por ishim të pafat me dy goditjet e shtyllave”.

“Nuk mund të ankohem kur djemtë luajnë me kaq dëshirë dhe ne madje rrezikuam ta humbim ndeshjen në fund, thjesht shkaku i dëshirës tonë për të fituar. Fiorentina meriton lëvdata për një paraqitje tejet të mirë në mbrojtje”.

(Kosova Sot Online )