Barcelona dhe Man City drejt një marrëveshje të madhe, përfshihen tre lojtarë

  • S.A /
  • 23 July 2020 - 10:11
Barcelona dhe Man City drejt një marrëveshje të madhe, përfshihen tre lojtarë

Barcelona  është duke synuar të nënshkruajë me mbrojtësin e Manchester Cityt, Eric Garcia dhe klubet gjithashtu po negociojnë rreth një shkëmbimi të mbrojtësve të krahut të djathtë Nelson Semedo dhe Joao Cancelo.

Detajet janë përshkruar nga faqja e parë e edicionit të ditës së enjte të Diario Sport, që pretendon se të dy klubet janë përfshirë për gjetjen e një marrëveshje për mbrojtësin Garcia.

Thuhet se City është klubi që po bën presion për shkëmbimin e mbrojtësve Semedo dhe Cancelo, me Barcelonën që nuk është aq të interesuar, por është e gatshme të bie dakord nëse mund të lehtësojnë rikthimin e Garcias në Camp Nou.

Rikthimi i Garcias në Camp Nou është përfolur tash e disa muaj, por Barcelona ende nuk është e gatshme të kënaq kushtet financiare që ia ofron City lojtarit.

Ish-produkti i La Masia është në vitin e fundit të kontratës së tij me Cityn dhe Barcelona thuhet se është në ‘kontroll’ të së ardhmes së tij.

Largimi i Garcias ka ngritur paralele midis tij dhe Gerard Pique, i cili la akademinë e të rinjve për shkak të keqmenaxhimit dhe iu bashkua Manchester United, para se të kthehej në Camp Nou dhe të shijonte një karrierë të gjatë dhe të mbushur me trofe.

Kështu, vera e këtij viti pritet të jetë e nxehtë në aksin Barcelonë-Mançester dhe klubet nga këto dy qytete mund t’i bëjnë dy apo tri marrëveshje mes vete.

(Kosova Sot Online )