Solskjaer komenton penalltinë e Pogbas: Duhej ta kishte pritur me fytyrë

  • S.A /
  • 23 July 2020 - 10:16
Solskjaer komenton penalltinë e Pogbas: Duhej ta kishte pritur me fytyrë

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, beson se Paul Pogba duhej ta kishte pritur topin me fytyrë në incidentin kur mesfushori francez shkaktoi penallti të mërkurën duke e ndalur topin me duar.

Manchester Unitedi dhe West Hami u ndanë me barazim 1:1 në ndeshjen e së mërkurës, duke bërë që Manchester Unitedi të ngrihet në pozitën e tretë në Premierligë, ndërsa ndeshja finale kundër Leicester Cityt do të jetë vendimtare për ëndrrat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Manchester Unitedi mund të kishte marrë edhe rezultat më të mirë kundër West Hamit, që shënoi falë një penalltie të dhuruar nga Paul Pogba, i cili i ngriti duart për ta mbrojtur fytyrën e tij kur po i shkonte topi drejt kokës pas një goditjeje nga Declan Rice.

Antonio realizoi nga penalltia, ndërsa Pogba është kritikuar ashpër online dhe nga legjendat e klubit, si Gary Neville, që iu shmang topin dhe e ndali me duar, pasi mund t’ia ketë kushtuar Unitedit vendin në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, përderisa Solskjaer gjithashtu ka thënë se Pogba do të duhej të kishte reaguar ndryshe në atë rast, ai ishte reagim i natyrshëm.

“Ishte një reagim i natyrshëm, ai i ngriti duart duke e ditur se do të duhej ta kishte pritur topin me fytyrë”, ka thënë Solskjaer.

(Kosova Sot Online )