Juventusi sot mund të shpallet kampion i Serie A

  • S.A /
  • 23 July 2020 - 10:31
Juventusi sot mund të shpallet kampion i Serie A

Juventusi sot (e enjte) mund të shpallet edhe matematikisht kampion i Serie A për sezonin 2019/20.

Zonja e Vjetër udhëton te Udinese për ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Serie A, takim që zhvillohet nga ora 19:30 në Dacia Arena.

Kjo ndeshje vlen “me shumë se tri pikë” për Bianconerët pasi mund t’ua dhurojë titullin e radhës në kampionatin italian.

Ekipi i Maurizio Sarrit momentalisht ka gjashtë pikë më shumë se vendi i dytë Atalanta dhe një fitore do ta qonte nëntë pikë epërsi.

Me tre ndeshje të mbetura deri në mbylljen e sezonit dhe me nëntë pikë epërsi, Juventusi do t’i gëzohej automatikisht titullit kampion në Serie A.

Edhe nëse humb tre ndeshjet e radhës dhe Atalanta fiton të gjitha, Zonja e Vjetër përsëri do të festonte shkaku i rezultatit pozitiv nga dy takimet mes vete.

Në rast se triumfon në fund, ky do të ishte titulli i nëntë radhazi për Bianconerët dhe i 36-ti në histori.

(Kosova Sot Online )