Sarri: Pse kritikohem? Me gjasë sillem si hajvan me disa njerëz

  • E.K /
  • 23 July 2020 - 10:34
Sarri: Pse kritikohem? Me gjasë sillem si hajvan me disa njerëz

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, thotë se disa nga kritikat që ai i merr në media janë personale sepse ai ndoshta sillet si hajvan me disa njerëz.

Maurizio Sarri synon ta mbyllë sezonin e tij të parë si trajner i Juventusit me titullin e Serisë A. Sarri mund ta sigurojë këtë trofe qysh sonte nëse e mposht Udineses, pasi abrazimit të Interit kundër Fiorentinës.

Por, bardhezinjtë e kanë fituar vetëm njërën nga katër ndeshjet e tyre të fundit dhe shumë gazetarë e analistë e kanë kritikuar stilin e lojës që 61-vjeçari po e implementon në Juventus.

“Ndoshta jam sjellë si hajvan me disa njerëz! Nuk jam veçanërisht i interesuar për këtë”, u shpreh Sarri.

“Unë i di vështirësitë me të cilat ne përballemi çdo ditë dhe mendoj se ne kemi më shumë argumente në anën tonë sesa ata që i shprehin mendimet e tyre”.

“Unë jam njeri i sportit, që do të thotë se për mua “pothuajse” nuk ka kuptim. Ne e dimë se na duhet t’i marrim katër pikë, që për momentin është e vështirë”.

“Ne duhet të përqendrohemi në një ndeshje për momentin, të mendojmë për Udinesesn, pastaj për Sampdorian. Duhet të qëndrojmë në të tashmen dhe të vazhdojmë të jemi plotësisht të vetëdijshëm se kjo është një periudhë shumë e vështirë për të gjithë”. 

(Kosova Sot Online)