Ngrihen akuza për ngacmim s*ksual ndaj David Villës, reagon klubi

  • G.G /
  • 23 July 2020 - 12:52
Ngrihen akuza për ngacmim s*ksual ndaj David Villës, reagon klubi

Ngrihen akuza për ngacmim seksual ndaj David Villës, reagon klubi

Klubi amerikan New York City FC e ka konfirmuar se klubi është duke i hetuar akuzat për ngacmim seksuale të ngritura drejt ish-yllit të klubit, David Villës.

Pretendimet për ngacmim seksual drejt Villës u shpërndanë në rrjetin social Twitter pasi një shkrim i gazetës amerikane Washington Post i zbuloi disa akuza për ngacmim seksual në ekipin e futbollit amerikan të Washingtonit.

Si reagim ndaj këtij artikulli, një ish-praktikante në NYCFC shkroi në Twitter se ajo kishte qenë vetë viktimë e ngacmimit seksual gjatë kohës së saj me klubin e MLS, ligës së nivelit elitar të futbollit në SHBA. Ajo e akuzoi ish-futbolistin David Villën.

Gruaja në fjalë tha se rrallë herë kishte kaluar ndonjë ditë që Villa nuk e kishte prekur e nuk kishte ngacmuar me fjalë, duke ia njollosur kështu periudhën e saj me klubin amerikan.

Ajo gjithashtu shkroi se shefat e saj ne NYCFC nuk ishin shqetësuar nga ankesat e saj, por ishin tallur me të. Ajo shkroi se, pa e përmendur Villan në këto të fundit, se prekej në mënyrë të papërshtatshme, tallej dhe shtyhej vazhdimisht sa ishte në klub.

Si reagim ndaj pretendimeve të saj, NYCFC tani ka bërë të ditur se klubi është duke i hetuar akuzat e ish-praktikantes.

“Ne e marrim këtë problem jashtëzakonisht shumë seriozisht dhe nuk e tolerojmë asnjë lloj ngacmimi në asnjërin departament të klubit tonë. Ne menjëherë i kemi nisur hetimet për këtë gjë”.

Ndërkohë, Villa i ka mohuar pretendimet, duke thënë: “Unë i kundërshtoj fuqishëm të gjitha akuzat e bëra drejt meje në Twitter. Akuzat janë plotësisht të rreme dhe unë i mohoj ato”. 

(Kosova Sot Online)