Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

  • A.P /
  • 23 July 2020 - 17:09
Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

James Milner është tallur me Manchester Unitedin dhe i ka sharë anëtarët e tij, duke e festuar titullin e Liverpoolit në Premierligë.

Liverpooli e kurorëzua kampion i Anglisë më 25 qershor, për herë të parë pas 30 vjetëve, duk e fituar titullin në kohë rekorde, shtatë javë para përfundimit të sezonit.

Ndërsa, trofeun e çoi lart të mërkurën, me kapitenin Jordan Henderson i cili e ngriti në qiell trofeun në Anfieldin e zbrazët për shkak të pandemisë koronavirus.

Të kuqtë e festuan titullin në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi paraprakisht e mundën 5:3 Chelseat po atë natë.

Derisa skuadra po mblidhej në podium për t’i marrë medaljet e fituesit, mesfushori holandez Georginio Wijnaldum e transmetoi drejtpërdrejt në llogaritë e veta sociale ngjarjen ku Milner u zu duke u tallur me rivalin, Manchester Unitedit.

Ai i ka quajtur rivalët e të kuqve “idiotë bij bushtrash”.

“Përpara ka qenë gjithmonë United. Idiotë bij bushtrash”, ka thënë Milner.

(Kosova Sot Online)