Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

  • A.P /
  • 23 July 2020 - 21:06
Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

Sport Klub Tirana e ka bërë përforcimin e parë për sezonin e ri.

Kampioni i ri shqiptar e ka transferuar sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj.

Negociatat e gjata për futbollistin shqiptar nga Zvicra u konkretizuan me marrëveshje të suksesshme mes palëve, përmes ndërmjetësuesve të futbollit, përfaqësues të AK Sports Consulting & Partners (Kelmendi, Bekaj, dhe Mustafa).

Futbollisti pritet t’i bashkohet ekipit të Tiranës në stërvitje pas ndeshjes me Laçin, dhe të vihet nën urdhrat e shtabit teknik te ekipi kampion.

Merkato e fuqishme dhe paralajmërim për përforcime serioze në prag të ndeshjeve parakualifikuese të UEFA Ligës së Kampionëve për klubin kryeqytetas.

Avdijaj, ish-përfaqësues i Kosovës shumicën e karrierës e ka bërë në Zvicër duke luajtur për klube si Zurich, Grasshoppers dhe Vaduz, ndërsa ka bërë karrierë edhe te Debreceni dhe Viborgu.

(Kosova Sot Online)