E ardhmja e Ibrahimovicit vendoset më 2 gusht, thotë Pioli

  • A.P /
  • 23 July 2020 - 22:00
E ardhmja e Ibrahimovicit vendoset më 2 gusht, thotë Pioli

Stefano Pioli kërkon shpagim për humbjen 5-0 të Milanit ndaj Atalantës më 22 dhjetor. Trajneri i kuqezinjve, i cili sapo është konfirmuar në detyrë e dha të qartë mesazhin para sfidës me bergamaskët.

“Ata janë të parët thuajse në çdo statistikë të kampionatit, por ne duam të zhvillojmë një ndeshje të madhe. Kemi ndryshuar shumë, jemi një Milan tjetër. Nuk e mposhtim prej 6 vitesh në shtëpi? Është një stimul më shumë. Duam që kjo periudha pozitive të zgjatë sa më shumë të jetë e mundur.”

Rinovimi i kontratës dhe Ibra:  “Ishte ajo që dëshiroja dhe shpresoja. Qëndrimi i Ibrahimovicit? Kontributi i tij ka qenë thelbësor. Duhet të kuptojmë nëse ekziston dëshira për të vazhduar, por tani duhet të jemi  të përqendruar në finalen e sezonit. Të shohim çdo të ndodhë pas 2 gushtit.”

Mungesat: Theo (Hernandez) ka karakteristika të rëndësishme për ne, merr pjesë në fazën sulmuese. Nuk do të jetë mungesa e vetme, megjithatë Laxalt ka bërë mirë kundër Sassuolos. Dhe nga të tjerët pres paraqitje pozitive. Kemi mungesa, por skuadra po kalon një formë të mirë dhe ndihet e gjallë. Pres një ndeshje të madhe. Shqetësohem pak se nuk kam shumë alternativa në stol.

(Kosova Sot Online)