Sane konfirmon se Havertz do t’i bashkohet Chelseat

  • A.P /
  • 23 July 2020 - 22:43
Sane konfirmon se Havertz do t’i bashkohet Chelseat

Ylli i ri i Bayern Munich, Leroy Sane, ka zbuluar se bashkatdhetari i vet gjerman dhe ylli i Bayer Leverkusen, Kai Havertz, do t’i bashkohet Chelseat gjatë kësaj vere.

Havertz është i shumëkërkuar, veçanërisht nga klubet e Premierligës, dhe Sane ka lënë të kuptohet në një intervistë së fundmi se ai do të kalojë në Chelsea.

“Është mirë që Chelsea po i blen dy talentet të mëdhenj gjerman, Timo Werner dhe Kai Havertz këtë verë”, tha Sane gjatë prezantimit si lojtar i Bayernit.

Havertz, i cili i ka shënuar 17 gola dhe i ka dhënë nëntë asiste këtë sezon, do të jetë gur themel në projektin ambicioz të Chelseat për t’u kthyer në krye të futbollit në Angli dhe në Evropë.

Nëse arrihet marrëveshja, atëherë 21-vjeçari do të jetë blerja e tretë e të kaltërve këtë verë, pas Werner dhe Hakim Ziyech.

Ai pritet t’i kushtojë rreth 70-80 milionë euro gjigantit anglez. 

(Kosova Sot Online)