Babai i Messit blen shtëpi në Milano, sipas gazetës së madhe italiane

  • A.P /
  • 23 July 2020 - 23:29
Babai i Messit blen shtëpi në Milano, sipas gazetës së madhe italiane

Jorge Messi, babai dhe menaxheri i yllit të Barcelonës Lionel Messit, pritet të udhëtojë drejt Milanos në ditët në vijim, njofton gazeta e përditshme italiane, La Gazzetta dello Sport.

Jorge do të blejë shtëpi në kryeqytetin e Lombardisë në fillim të muajit gusht, sipas gazetës italiane.

Por, shkruan Gazzetta.it, arsyeja e shkuarjes së Jorges – i cili po ashtu merret me financat e Messit – nuk ka të bëjë me kalimit e të birit tek ndonjë klub italian.

Arsyeja kryesore mund të jetë çështja e financave, sepse përfitimet nga ligjet tatimore në Italia janë të mëdha për një futbollist të pasur, prandaj mendohet se Jorge do t’i zhvendosë financat e Messit në Milano.

Të njëjtën e ka bërë së fundmi edhe Cristiano Ronaldo i Juventusit, shkruan e përditshmja italiane.

Tifozët e Interit i vërshuan rrjetet sociale duke ëndërruar se Messit mund t’i bashkohet Interit. Ata madje përdorën hashtagun #MessiInter.

Por, drejtuesit e klubit zikaltër kanë sqaruar se nuk janë në dijeni të ardhjes së Jorges në Milano dhe nuk kanë të bëjnë fare me këtë çështje.

Messi ka pagë vjetore prej 50 milionë euro në Barcelonë, e paimagjinueshme për Interin.

(Kosova Sot Online)