Sarri arsyeton disfatën: Jemi të lodhur

  • S.A /
  • 24 July 2020 - 08:22
Sarri arsyeton disfatën: Jemi të lodhur

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri beson se skuadra e tij është fizikisht dhe mentalisht e lodhur, pas disfatës befasuese kundër Udineses në Serie A, të enjten.

Juventusi e kishte mundësinë ta fitonte titullin e nëntë radhazi të Serisë A të njëjtën, pasi që skuadra e Sarrit ishte e vetëdijshme se një fitore do t’ia siguronte edhe matematikisht trofeun.

Pasi Matthijs de Ligt e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes për ta kaluar në epërsi Juventusin, Udinese u kthye fuqishëm në pjesën e dytë duke i shënuar dy gola për ta siguruar fitoren, përmes golave të Ilija Nestorovskit dhe Seko Fofanas.

“Në këtë periudhë ne jemi fizikisht dhe mentalisht të lodhur dhe ky është një problem me të cilin po përballemi të gjithë”, tha trajneri i Juventusit pas disfatës.

“Për këtë arsye, të jesh agresic bën që ti edhe të lodhësh më shumë dhe, pikërisht atëherë kur ka më së shumti rëndësi, ti lodhesh më shumë për shkak se inercia e ndeshjes ndryshon shumë lehtë”, ka thënë Sarri.

“Është e vështirë ta mbash rrjedhën e ndeshjes vazhdimisht njëjtë dhe nganjëherë, si sot, ti thjesht e humb atë”.

(Kosova Sot Online )