Barcelona liston 12 lojtarë për shitje këtë verë

  • S.A /
  • 24 July 2020 - 09:15
Barcelona liston 12 lojtarë për shitje këtë verë

Sezoni 2019/20 nuk ka marrë fund ende, por Barcelona ka qenë duke punuar në planet për afatin kalimtar të verës që një kohë të gjatë tashmë.

E përditshmja spanjolle Marca raporton se klubi katalonas tashmë e di se kë dëshiron ta sjellë në skuadër, kryesori duke qenë Lautaro Martinez, por ata e dinë se shitja e lojtarë s’do të jetë e lehtë këtë verë.

Shitja e futbollistëve këtë verë do t’i ndihmonte klubit në aspektin financiar, mirëpo do t’i ndihmojë skuadrës edhe t’i largojë nga skuadra lojtarët të të cilët s’kanë besim.

Disa lojtarë të ekipit të parë nuk janë për momentin pjesë e planeve të trajnerit Quique Setien, ndërsa disa të tjerë pritet të kthehet nga periudhat e tyre të huazimit te disa klube të tjera.

Barcelona i ka gjithsej 12 futbollistë që do t’i listojë në treg për afatin kalimtar të verës, mjaftueshëm për ta formuar një formacion.

Ata lojtarë janë: Neto, Nelson Semedo, Samuel Umtiti, Junior Firpo, Ivan Rakitic, Arturo Vidal, Ousmane Dembele dhe Martin Braithwaite, si dhe lojtarët që po kthehen nga huazimet: Carles Alena, Rafinha Alcantara, Jean-Clair Todibo dhe Philippe Coutinho.

Barcelona e ka synim që të gjithë këta lojtarë t’i shesë e jo t’i përfshijë në shkëmbime me lojtarë të tjerë, pasi që klubi katalonas dëshiron t’i zgjidhë disa probleme ekonomike që i ka.

Shitja e lojtarëve jo vetëm që do t’i ndihmonte klubit në aspektin financiar, por edhe do t’ia lejonte të blejë lojtarë të tjerë për ta përforcuar skuadrën.

(Kosova Sot Online )