Ylli i NBA s’mori mjaftueshëm brekë me vete, tifozët tallen

  • S.A /
  • 24 July 2020 - 09:53
Ylli i NBA s’mori mjaftueshëm brekë me vete, tifozët tallen

Basketbollisti i Los Angeles Lakers, J.R. Smith, ka bërë të ditur se ai i ka marrë vetëm 7 palë brekë në NBA Bubble dhe thotë se shumë shpejt e kuptoi se aq nuk ishin të mjaftueshme. Tifozët e kanë theksuar se si ai i ka fituar 80 milionë dollarë deri më tani në karrierë dhe prapëseprapë s’ka blerë mjaftueshëm brekë.

Të gjithë lojtarët dhe stafi i 22 klubeve të NBA që do ta rinisin sezonin 2019/20 janë izoluar nga pjesa tjetër e botës duke qëndruar në kompleksin Ealt Disney World në Orlando, që po quhet NBA Bubble, dhe ku do të qëndrojë deri në fund të sezonit.

“Mendova se do të më mjaftonin një palë për një ditë. Por, unë nuk e kisha menduar se sa herë bëjmë dush mes aktiviteteve të ndryshme që i bëjmë brenda ditës”, tha Smith në një intervistë të dhënë për Spectrum SportsNet.

Smith, i cili sapo i është bashkuar Los Angeles Lakers, thotë se lojtarët kanë qenë duke bërë aktivitete të shumta përveç stërvitjeve normale me skuadrën dhe tani ka filluar t’i bëhet problem mungesa e brekëve.

(Kosova Sot Online )