Krizë në klubin spanjoll: 16 të infektuar, një lojtar në spital

  • S.A /
  • 24 July 2020 - 15:18
Krizë në klubin spanjoll: 16 të infektuar, një lojtar në spital

Vazhdon të jetë ende shqetësuese gjendja e klubit spanjoll të kategorisë së dytë, Fuenlabrada. Pasi shtypi spanjoll do të shkruante mbi infektimet në masë te organika e ekipit, klubi komunikoi përmes kanaleve të tij zyrtare në mbrëmje dhe raportoi dy pozitivë të tjerë me Covid-19.

“Numërojmë gjithsej 12 futbollistë të prekur, përveç katër që mbetën në Madrid. Nga klubi u urojmë të 16 personave të prekur nga virusi një rikuperim të shpejtë”.Ditën e sotme, ndërkohë, një nga lojtarët e Fuenlabrada i cili rezultoi pozitiv me koronavirus pësoi marramendje gjatë një testi dhe u transferua në Klinikën Quirón në A Coruña, nën kurat mjekësore.Situata nuk është aspak e mirë dhe paniku e frika ka hyrë në skuadrën spanjolle, që ka edhe një ndeshje për të luajtur, atë ndaj Deportivo La Coruna. Sfidë që tani është në rrezik më shumë se kurrë.

(Kosova Sot Online)