Salah e pranon: Fitoret ta largojnë urinë për suksese

  • A.P /
  • 24 July 2020 - 17:03
Salah e pranon: Fitoret ta largojnë urinë për suksese

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, e ka pranuar se fitoret ta largojnë urinë për suksese në futboll, mirëpo ai pret që skuadra e tij të kthehet fuqishëm për të fituar trofe në sezonin 2020/21.

Lojtarët e Liverpoolit e kanë shijuar një ecuri mbresëlënëse të sukseseve pas triumfit në Ligën e Kampionëve, duke e fituar edhe Kupën e Botës për Klube, Superkupën e Evropës dhe, së fundi, Premierligën.

Tani, skuadra e Liverpoolit do të përballet me sfidën për ta mbajtur lart nivelin e paraqitjeve të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm dhe Robertson thekson se ky është qëllimi i djemtë të Jurgen Kloppit.

“Kur fiton diçka – kur ta fitosh Ligën e Kampionëve, Premierligës – kur ta fitosh një trofe, kjo ta largon urinë”, ka thënë Salahu.

“Por, tani detyra jonë është ta ndryshojmë këtë mentalitet, duhet t’i gjejmë ato gjëra të cilët të motivojnë të ecësh përpara dhe ta mbash atë urinë për sezonin e ardhshëm e sezonin pas tij.

“Nuk e di pse ne s’do të mundë ta fitojmë Premierligës dy apo tri herë. E gjitha kjo është vetëm në mendjen tonë”.

“Mendoj se nëse e mbajmë atë urinë dhe luftojmë për gjithçka që kemi, do të ishte e mundur të arrijmë suksese edhe sezonin tjetër”. 

(Kosova Sot Online)