Tyson nënshkruan kontratën për kthimin në boks teksa tymos marihuanë

  • A.P /
  • 24 July 2020 - 21:05
Tyson nënshkruan kontratën për kthimin në boks teksa tymos marihuanë

Videoja kur Mike Tyson e nënshkroi kontratën për ta zhvilluar meçin kundër Roy Jones Jr më 12 shtator është bërë virale, pasi boksieri legjendar e nënshkroi atë teksa tymoste marihuanë.

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Mike Tyson, do të rikthehet në ringun e boksit për t’u përballur në një meç ekzibicioni kundër Roy Jones Jr., ish-kampionit të botës. Meçi mes tyre është caktuar të zhvillohet më 12 shtator në Los Angeles.

Kontratën që e caktoi datën detajet e tjera të këtij meçi, Tysoni e nënshkroi teksa tymoste marihuanë e videoja e atij momenti është bërë viral në rrjete sociale.

(Kosova Sot Online)