Arsenali e do Jimenezin nëse largohet Aubameyang

  • S.A /
  • 25 July 2020 - 09:54
Arsenali e do Jimenezin nëse largohet Aubameyang

Arsenali dëshiron ta transferojë sulmuesin e Wolves, Raul Jimenez nëse Pierre-Emerick Aubameyang vendos të largohet nga klubi.

‘Le10 Sport’ raporton se ‘Topçinjtë’ e shohin meksikanin si zëvendësuesin ideal të Aubameyang, i cili është në bisedime të vazhdueshme për kontratën që i skadon për më pak se një vit.

Mikel Arteta tha ditë më parë se Aubameyang po bindet të qëndrojë dhe të rinovojë, por ende s’ka asgjë konkrete.

Raportohet se Arsenali gjithashtu është i interesuar për Moussa Dembele, Memphis Depay dhe Allan Saint-Maximin.

 

(Kosova Sot Online)